Flash News

E-TJERA

“Kam informacion, janë të rrezikuar nga drejtësia”, Ngjela: Pritet arrestimi i dy-tre ministrave

“Kam informacion, janë të rrezikuar nga drejtësia”,

Avokati i njohur Spartak Ngjela paralajmëron se pas dënimit të ish ministrit Saimir Tahiri,  pritet të arrestohen edhe 2-3 ministra të tjerë, të cilët do të jenë nga të dyja kahet politike.

I ftuar në ‘News 24’, Ngjela tha se ka informacion nga Shërbimet Sekrete se kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij Sali Berisha janë të rrezikuar nga drejtësia e re.

Saliu ishte i trembur nga shtyrja e afatit të Vettingut. Ka të drejtë. Janë dy ministra të Ramës nën arrest për korrupsion, të cilët rrezikojnë Ramën. Mund të dalin dhe dy ministra të tjerë. Edhe ish-kryeministri, edhe kryeministri, janë në rrezik. korrupsioni po avancon dhe ata nuk e lënë gjykatën të ngelet pa bërë Vettingun deri në fund. Duke u nisur nga precedenti kroat, që është si ky i yni dhe drejtohej nga Uashingtoni dhe ai, 1 mijë të arrestuar ka atje.

Këtu mund të vejë edhe më thellë. Midis Saliut dhe Ramës është më i favorizuar Rama. Saliu e kishte forcën, por e humbi, se nuk ju nënshtrua Bashës, iku nga PD. Ai donte ta merrte partinë për këtë arsye, që ajo të mos jepte 2/3, por nuk e arriti dot, se nuk di të luftojë, lufton kundër Amerikës me broçkulla. Saliu dhe Rama janë të rrezikuar, se kanë bishtat mbrapa, që do të kalojnë nëpër procese.

Rama do të fitojë diçka, kurse Berisha asgjë, ka ikur, ka marrë rrugën për në burg. Burgut mbase dhe i shpëton se mund të ketë mbrojtje, por ka marrë rrugën drejt procesit gjyqësor. Kur kërkon të bësh reforma të mëdha, ai që ka mazhorancën, di të marrë benefite. Që Rama do të shkojë drejt procesit, nuk ka diskutim, por edhe benefite ka. Vettingu ka tronditur gjithë gjyqësorin, që ishte skëterrë. Akoma është skëterrë, 40% e tyre janë të listuar për t’u hequr, por nuk ja ka ardhur akoma radha për investigim”, u shpreh Ngjela.

Të fundit