Flash News

E-TJERA

"Kam lindur shqiponjë", Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi

"Kam lindur shqiponjë", Kristjan Asllani prezantohet te

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, është prezantuar zyrtarisht te Besiktas dhe ka lënë një mesazh motivues për tifozët e klubit turk.

Në një video të publikuar nga klubi, Asllani foli në italisht dhe lidhi identitetin e tij shqiptar me simbolin e Besiktasit, shqiponjën.

“Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim. Një shqiponjë nuk tërhiqet kurrë mbrapa dhe unë do e tregoj. I lindur për të fluturuar dhe i krijuar për të luftuar. Asnjë frikë, asnjë justifikim. Vetëm zemër. Përqendrim maksimal. I lindur shqiponjë, gjithmonë shqiponjë”, u shpreh mesfushori.

Të fundit