Flash News

E-TJERA

“Kam marrë 20 mijë lekë nga PS për 4 vota”, I publikoi videon në rrjetet sociale, të afërmit e Gëzim Paplekajt dhunojnë 38-vjeçarin

“Kam marrë 20 mijë lekë nga PS për 4 vota”, I

Katër persona janë vënë në pranga pasi kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë dëmtuar makinën 38-vjeçarit Ylli Kacoli, pasi publikoi në rrjetet sociale një video ku i afërmi i tyre, Gëzim Paplekaj deklaronte se ka marrë 200 mijë lekë të vjetra nga PS në këmbim të 4 votave.

Në pranga ranë Mirash Paplekaj 46 vjeç, banues në Torovicë, Gëzim Paplekaj 50 vjeç banues në lagjen Besёlidhja Lezhe, Donald Paplekaj 22 vjeç banues në lagjen Besёlidhja Lezhe dhe Jetmir Paplekaj 29 vjeç banues ne fshatin Bleran Shkodёr.

Kacoli banues nё Kamёz është kërcënuar pёr shkak tё shpёrndarjes nё rrjete sociale tё videos ku flitet për blerje votash, pamje të cilat vunë në lëvizje edhe SPAK.

Pas publikimit të videos Gëzim Paplekaj u shoqërua në komisariatin e Lezhës për t’u marrë në pyetje. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhё.

Të fundit