Flash News

E-TJERA

"Kam ndjerë ngrohtësinë e shqiptarëve", Kim: Kemi kapërcyer shumë sfida, do arrijmë gjëra të mëdha

"Kam ndjerë ngrohtësinë e shqiptarëve", Kim: Kemi
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim

“Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë,  por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë. Që nga momenti kur mbërrita, kam ndjerë ngohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona”, thotë ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.

Kjo e fundit ka dhënë një mesazh në kuadër të 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Gjatë kësaj jave të gjithë ambasadorët amerikanë që kanë qenë të akredituar në Shqipëri kanë dhënë mesazhet e tyre, të cilat i ka përmbyllur sot kryediplomatja Kim.

Ajo është ndalur te mbështetja e dhënë për pandeminë apo për kërcënimi i demokracisë, ku thekson punën e bërë në bashkëpunim për të kapëcyer sfidat. "Jam e bindur se vendet tona do të arrijnë gjëra të mëdha gjatë 30 viteve të ardhshme dhe se miqësia midis amerikanëve dhe shqiptarëve vetëm do të thellohet", thotë ndër të tjera Kim.

Të fundit