Flash News

E-TJERA

“Kam nënën me kancer”, si u mbrojtën shqiptarët që u kapën në shtëpi bari në Britani

“Kam nënën me kancer”, si u mbrojtën shqiptarët

Elian Thana, 27 vjeç dhe Silvio Sakaj, 23 vjeç të dy shqiptarë u arrestuan në qershor nga policia britanike pasi u gjetën brenda një shtëpie bari .

Thana dhe Sakaj dolën në gjykatë të martën, me 8 gusht.

“Të dy keni ëndërruar për prosperitet dhe sukses, por u futët në grackën e kriminelëve të sofistikuar që ju përdorën për të korrur prodhimin e tyre të drogës. Një “përrallë” shumë e njohur kjo,"- u tha gjykatësi, John Hardy

Avokati Ian James, tha në mbrojtje të klientit Sakaj se ai kishte ardhur në këtë vend në rrugë të paligjshme, pasi i kishin thënë se do të mund të fitonte shumë para duke punuar në industrinë e ndërtimit.

“Por Sakaj– tha avokati- përfundoi me borxhe që duheshin shlyer“.

Sakaj nga ana tjetër pranoi se ajo që kishte bërë ishte e gabuar dhe kërkoi falje.

Avokati i Elian Thanës e mbrojti klientin e tij duke thënë se nëna e të riut 27 vjeçar ishte diagnostikuar së fundmi me kancer dhe se ai kishte ardhur me qëllimin që të gjente një punë të mirë për të kuruar nënën e sëmurë dhe për të mbështetur familjen e tij. Ai tha se klienti i tij, i pandehuri Elian Thana “nuk e kishte kuptuar se në çfarë situate po përfshihej”.

Të dy të rinjtë shqiptarë u dënuam me 8 muaj burg.

Të fundit