Flash News

E-TJERA

“Kam një gjyq problematik”, Prençi: Gjykatësi e parandjeu ngjarjen ditën e krimit

“Kam një gjyq problematik”, Prençi: Gjykatësi e

Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi ka deklaruar se gjykatësi Astrit Kalaja e kishte diskutuar me kolegët e tij në kafe çështjen që trajtoi dje në Gjykatën e Apelit ku u qëllua për vdekje me armë zjarri.

I ftuar në A2CNN,Prençi tha se Kalaja e kishte parandjerë se mund të kishte pasoja, pasi e kishte cilësuar çështjen një gjyq problematik. 

Sipas Prençit, nëse gjyqi i Apelit do të mbahej në Shkodër, policia do të ishte në dijeni të rrezikshmërisë dhe do të kishte marrë masa.

“I ndjeri Kalaja në kafe iu ka thënë kolegëve se kam një gjyq problematic për cështje prone. E kanë thënë kolegët. Dhe nuk I ka thënë dot dikujt tjetër. Dhe e ka ndjerë. Fati e donte që ai ishte nga Shkodra dhe palët nga Shkodra. Po të ishte në Shkodër gjyqi, policia e dinte rrezikshmërinë. Dhe harta e re e ndarjes së gjyqësorit çoi deri në shuarje e gjyqësorit dhe republikës”, tha Prençi.

Të fundit