Flash News

E-TJERA

“Kam një takim urgjent”, Kurti la në mes konferencën për t’u nisur drejt Tiranës

“Kam një takim urgjent”, Kurti la në mes konferencën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeministri Edi Rama janë duke zhvilluar një takim në vilën qeveritare “Vila 31” në Tiranë.

Takimi nuk ishte njoftuar nga asnjëra palë, ndërsa ende nuk dihen detaje nga takimi dhe arsyeja që e solli Kurtin me nxitim në Shqipëri.

Mediat në Kosovë raportojnë se Kurti ka lënë në mes konferencën për shtyp pas takimit me Këshillin Grevist duke u thënë gazetarëve se ka një takim urgjent.

Nga ana e të dyja qeverive nuk ka një reagim.

Të fundit