Flash News

E-TJERA

“Kam qenë drejtor i uzinës”, a ka lidhje me sulmin e ‘spiunëve’ hekerimi i faqes së kryebashkiakut të Gramshit

“Kam qenë drejtor i uzinës”, a ka lidhje me sulmin e

Faqja zyrtare në Facebook e kryetarit të bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe është hakeruar. Në një status në profilin e tij personal kryebashkiaku i Gramshit bëri me dije se deri në momentin që do të rimarrë kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili i tij  personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh.

Ngjarja vjen disa ditë pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh nga dy rusët e dyshuar për spiunazh Mihail Zorin e Zvetlana Timofevva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov.

Klodian Taçe i kontaktuar nga Gazeta Express ka deklaruar se më parë ka qenë drejtori i uzinës mekanike e armëve që u sulmua nga rusët.

“Nuk besoj se vjedhja e profilit tim në rrjete sociale ka lidhje me sulmin në uzinë. Pavarësisht se duhet të them se unë kam qenë drejtori i uzinës mekanike e armëve në Çekin por nuk kam diçka për të thënë derisa të rikthehet faqja”, tha ai për Gazetën Express.

Kryetari i bashkisë konfirmoi se faqja i është hakuar që prej mbrëmjes së djeshme ndërsa ende nuk kanë mundur ta rimarrin.

Nisur nga ky fakt lindin dyshime se sulmi ndaj faqes së tij në rrjete sociale mund të ketë lidhje me ngjarjen në uzinën e Gramshit.  

 

 

Të fundit