Flash News

E-TJERA

"Kam qenë në Tiranë vajza të jashtëzakonshme", ish-Sekretari i KiE vihet nën hetim për lidhjet me "Epstein"

"Kam qenë në Tiranë vajza të

Ish-kryeministri norvegjez dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës Thorbjørn Jagland është vënë nën hetim për “dyshime për korrupsion të rënduar”, lidhur me lidhjet e tij të dyshuara me autorin e ndjerë të krimit seksual, Jeffrey Epstein, raporton DW.

“Ne konsiderojmë se ka baza të arsyeshme për hetim, duke pasur parasysh se ai mbajti postet e kryetarit të Komitetit të Nobelit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës gjatë periudhës së mbuluar nga dokumentet e publikuara,” tha Paal Loeseth, drejtor i njësisë policore të krimit ekonomik të Norvegjisë.

Avokati i Jagland, Anders Brosveet, deklaroi se klienti i tij e mirëpriti hapjen e hetimit dhe do të bashkëpunojë plotësisht. “Është mirë që Jagland të marrë një sqarim autoritar nga Okokrim, në vend që media të kryejë hetime të vetat,” shtoi ai.

Sipas dokumenteve, Jagland ka pasur disa shkëmbime mesazhesh me Epstein, ku përmendte një vizitë të bërë në Tiranë, duke shkruar se i kishin bërë përshtypje vajzat shqiptare.

"Kam qenë në Tiranë (Shqipëri) vajza të jashtëzakonshme," shkroi Jagland në mesazhin drejtuar Epstein-it të datës maj 2012. "Nuk mund ta vazhdoj vetëm me gra të reja, siç e dini," tha ai në janar 2013.

Të fundit