Flash News

E-TJERA

“Kam vrarë një grua”, zbardhet dëshmia e 27-vjeçarit që vrau shqiptaren në Itali

“Kam vrarë një grua”, zbardhet dëshmia e

Danjela Neza është 28-vjeçarja shqiptare që u qëllua për vdekje nga ish-i dashuri i saj. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Savona të Italisë.

27-vjeçari Sefayou Sow qëlloi me plumb në kokë ish-të dashurën shqiptare. Mediat italiane kanë zbardhur edhe fjalët e para që autori ka thënë pas vrasjes së 28-vjeçares.

Ai ka telefonuar urgjencën dhe iu ka thënë “Kam vrarë një grua, ejani të më merrni”. Dy ish-partnerët kishin lënë takim për t’u sqaruar me njëri-tjetrin si shansi i fundit ndoshta për t’u rikthyer bashkë.

"Ne patëm një përleshje," tha Sefayou para gjykatës. Ai ka treguar më tej se pas konfliktit ka nxjerrë nga bagazhi i makinës së tij një armë zjarri dhe ka qëlluar në kokë Danjelën.

Sefayou fillimisht hodhi armën në shkurret e shtratit të luleve, më pas nxori celularin dhe thirri numrin e vetëm të urgjencës.

Të fundit