Flash News

E-TJERA

Kamëz/ Goditet një grup kriminal që shiste armë, 2 në pranga, sekuestrohet municion luftarak

Kamëz/ Goditet një grup kriminal që shiste armë, 2 në

Dy persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas goditjes së një grupi kriminal në Kamëz.

Ndaj shtetasve B. J., 29 vjeç dhe Xh. Sh., 60 vjeç, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

“Nga hetimet janë identifikuar 3 pjesëtarë të këtij grupi. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallet në kërkim 1. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është finalizuar operacioni i koduar “Members”. Në kuadër të këtij operacioni:

-u ndaluan shtetasit B. J., 29 vjeç dhe Xh. Sh., 60 vjeç, të dy banues në Kamëz, të cilëve Gjykata e Tiranës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”;

-u shpall në kërkim S. C., 29 vjeç, banues në Kamëz.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në Tiranë. Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup”, njofton policia.

Të fundit