Flash News

E-TJERA

Kamëz/ Plagosen me armë zjarri burrë e grua në në afërsi të banesës, policia në kërkim të autorit

Kamëz/ Plagosen me armë zjarri burrë e grua në në

Një çift bashkëshortësh janë plagosur me armë zjarri pistoletë mbrëmjen e djeshme në afërsi të banesës së tyre në Kamzë.

Sipas policisë, P. P 50 vjeç dhe A. P 41 vjeçe u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Autori nuk është identifikuar ende, ndërsa grupi hetimor vijon hetimin për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Të fundit