Flash News

E-TJERA

Kamëz/ U rrëzua nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë në spital 8-vjeçari

Kamëz/ U rrëzua nga kati i dytë i banesës, ndërron

Një i mitur 8 vjeç ka humbur jetën pasi u rrëzua aksidentalisht nga kati i dytë i banesës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30. I mituri u transportua në spital për ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra, ndërroi jetë.

“Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit