Flash News

E-TJERA

Kamioçina me gurë përfundon në oborrin e banesës, humb jetën 55-vjeçari në Bulqizë

Kamioçina me gurë përfundon në oborrin e banesës,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Shtushaj të Bulqizës. Kamioçina me gurë e drejtuar nga një 39-vjeçar ka përfunduar në një oborr banese.

Për pasojë ka ndërruar jetë 55-vjeçari I. D. Policia njofton se kamioçina nuk ishte siguruar mirë dhe ka rrëshkitur duke rënë në oborrin e banesës së 55-vjeçarit.

“Në fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A.T., 39 vjeç, duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur duke rënë në banesën e shtetasit I.D., rreth 55 vjeç.

Shtetasi I.D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur automjeti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, njofton policia.

Të fundit