Flash News

E-TJERA

Kamionçina del nga rruga, humb jetën një person, 3 të plagosur, mes tyre një 12-vjeçar

Kamionçina del nga rruga, humb jetën një person, 3 të
Foto nga aksidenti

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën Berat-Roshnik.

Sipas të dhënave të para, një kamionçinë, në të cilën udhëtonin katër persona ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë, ka humbur jetën Zybo Brami 58 vjeç, ndërsa në gjendje të rëndë është dërguar në spital Astrit Kanaci, i cili mendohet të ketë qenë drejtues i mjetit.

Po ashtu, janë plagosur, por janë jashtë rrezikut Daniel Brami 26 vjeç dhe Roni Brami 12 vjeç. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por policia ka nisur hetimet.

Të fundit