Flash News

E-TJERA

Kamioni del nga rruga, humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali

Kamioni del nga rruga, humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi kamioni në të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Mediat italiane shkruajnë se kamioni me katër punëtorë po udhëtonte përgjatë rrugës nga Cingoli (provinca e Macerata) drejt Jesit dhe është përmbysur mbi një argjinaturë, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.  

Për pasojë, një 25-vjeçar, i cili punonte si punëtor ndërtimi, me origjinë shqiptare humbi jetën. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur ende, ndërsa tre punëtorët e tjerë mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital.

 

Të fundit