Flash News

E-TJERA

Kamioni vë poshtë "Benzin", nxirret pas disa orësh i pajetë drejtuesi

Kamioni vë poshtë "Benzin", nxirret pas disa orësh i

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër. Një kamion ka vënë poshtë një makinë tip “Benz” dhe pas disa orësh i bllokuar është nxjerrë prej saj drejtuesi i pajetë. Nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit". Makina është futur e gjitha poshtë kamionit, duke u shtypur plotësisht. Drejtuesi i kamionit shtetasi T.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Të fundit