Flash News

E-TJERA

Kampionati Evropian i Peshëngritjes, Ertjan Kofsha ‘rrëmben’ tre medalje ari në Poloni

Kampionati Evropian i Peshëngritjes, Ertjan Kofsha

Ertjan Kofsha ka rrëmbyer tre medalje ari në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17 që po mbahet në Raszyn të Polonisë. 

Kofsha garoi për peshat 89 kg duke realizuar një paraqitje të shkëlqyer teksa dominoi ndaj rivalëve të tij në garë. Ai ngriti 145 kg në stilin e shkëputjes, 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg.

Kombëtarja shqiptare e shtangës e mbyll me 6 medalje në Kampionatin Evropian, pasi disa ditë më parë Enkileda Carja fitoi tri medalje bronzi për moshat U-15.

Të fundit