
Flash News
Dhunohet polici në Kukës, e presin poshtë shtëpisë dhe e rrahin me sende të forta
100 ditë apo 16 vite?
Sarandë/ Materialet zgjedhore mbërrijnë për 11 majin nën mbikëqyrjen e policisë dhe ushtrisë
Nxënësi bie nga kati i dytë i shkollës në Gjirokastër
Nga marrëveshja për detin me Greqinë te lidhja Rama-Soros, Berisha flet për median greke
Kampionia e boksit në mitingun e PD: U riktheva për të nderuar flamurin, qeveria më dha premtime boshe
Sportistja e disiplinës Muay Thai, si dhe kampionia ndërkombëtare e boksit Ermira Rexhmati ishte sot pjesë e takimit elektoral përmbyllës të PD në Durrës.
Gjatë fjalës së saj, ajo tha se edhe pse është fituese e disa kampionateve botërore, vendosi të rikthehet në Shqipëri, por tregoi se ka mbetur e zhgënjyer nga qeveria me premtime boshe.
Fjala e plotë:
Mirëmbrëma, vëllezër dhe motra. Mirëmbrëma, shqiptarët e mi. Mirëmbrëma, Durrësi i lashtë.
I nderuar doktor Berisha, dhe ju të gjithë që mbani gjak shqiptar, mirënjohje që na bashkoi Zoti në këtë natë të madhe.
Unë jam Ermira Rexhmati, me prejardhje nga malet e Gjallicës, Kukës. Jam sportiste e disiplinës Muay Thai, disiplinës më të rreptë në këtë planet. Por sonte, para Durrësit antik të Teutës, emocionet më dridhin më shumë se në ring.
Prej gjashtë vitesh i jam përkushtuar sporteve luftarake si Muay Thai, kickboxing dhe së fundmi boksit. Gjatë karrierës sime kam luftuar pothuajse në të gjithë Europën, si në Itali, Francë, Gjermani, Belgjikë, Zvicër dhe Pragë, duke përfaqësuar Shqipërinë me krenari.
Në këtë rrugëtim kam arritur rezultate të rëndësishme, duke u shpallur:
• Kampione e Italisë
• Kampione ndërkombëtare
• Kampione e titullit botëror ETF
Dhe së fundmi
• Kampione kombëtare edhe në boks.
Vendosa të rikthehem në Shqipëri për të vazhduar ta përfaqësoj denjësisht vendin tim. Mora premtime, por ato mbetën vetëm fjalë boshe.
Është e vërtetë që nuk jam marrë me politikë. Është e vërtetë që kurrë nuk kam luftuar për medalje apo tituj; por është e vërtetë që gjithmonë kam luftuar për flamurin e Skënderbeut, dhe për atë flamur do të luftoj sa të kem jetë.
Doktor, e di që ka shumë sportistë që sot nuk kanë guximin të flasin. Ka shumë djem e vajza që po e braktisin sportin, sepse janë të dëshpëruar, të zhgënjyer, të harruar. Unë e di, unë e di sepse i njoh. I shoh si vuajnë, si lënë ëndrrat e tyre përgjysmë, si ikin jashtë shtetit, sepse këtu nuk kanë mbështetje. Por unë nuk dua të heq dorë. Unë nuk dua të iki. Unë dua të qëndroj dhe ta nderoj këtë flamur. Edhe pse shpesh nuk kam pasur as mundësitë më minimale, unë kam qëndruar. Kam sakrifikuar. Ka net që nuk kam fjetur, duke qepur e qendisur, vetëm që të mbuloja shpenzimet e stërvitjes dhe të udhëtimeve. Familja ime më ka ndihmuar, si dhe trajnerët e mi, por e di që nuk mjafton. Dhe unë këtë sport e dua me shpirt, dhe për këtë sport kërkoj vetëm një gjë: mbështetje. Një dorë që të na ngrejë, jo të na presë ëndrrën në gjysmë.
Doktor, pasha Zotin, ndihmojini sportistët!
Kjo tokë ka trima, bij dhe bija që i bëjnë nder flamurit të Gjergj Kastriotit. Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër, veçse mundësi, mbështetje dhe një dorë të fortë që e çmon djersën dhe sakrificën tonë. Sepse kur ngjitet flamuri ynë në qiell, ngrihet bashkë me zemrat tona.
Shqipëria ka heronj në ring, ka luftëtarë që e bëjnë botën të flasë për të. Mjafton t’i shohim, t’u besojmë dhe t’i mbështesim.
Dhe një gjë të fundit dua t’ua them, në këtë natë të shenjtë për të gjithë shqiptarët — në ditën e lindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu:
Do ta mbyll me thënien e tij legjendare:
“Të bashkuar jemi më të pathyeshëm!”
Rroftë Shqipëria, rroftë liria!
Faleminderit.
Të fundit








Berisha nga Durrësi akuza Sakos e Gjushit: Terroristë të zgjedhjeve
6 Maj 2025, 21:13

Materialet zgjedhore të 11 Majit mbërrijnë edhe në Lezhë
6 Maj 2025, 20:53






U rrëzua me parashutë në Himarë, Policia merr masa ndaj Xhonatan Islamit
6 Maj 2025, 19:30
100 ditë apo 16 vite?
6 Maj 2025, 19:12










Bardhi akuzon drejtorin e Policisë Fier: Po pengon fushatën e PD
6 Maj 2025, 17:17
Skandali/ Eduart Shalsi bën fushatë brenda komisariatit të Kukësit
6 Maj 2025, 16:56






Ndalohet një i dyshuar për spiunazh në Kosovë!
6 Maj 2025, 15:47

Rihanna në pritje të fëmijës së tretë!
6 Maj 2025, 15:22
Nxënësi bie nga kati i dytë i shkollës në Gjirokastër
6 Maj 2025, 15:14
LDK-ja propozon qeveri tranzicioni
6 Maj 2025, 15:03


Incidenti në Korçë, gjykata liron vëllain e Bledion Nallbatit
6 Maj 2025, 14:27
Kopliku: Vota në 11 maj për PD-ASHM është ndëshkimi i merituar për Ramën
6 Maj 2025, 14:21
"Caligula rilindas", karikatura perlë e Bujar Kapexhiut për Ramën
6 Maj 2025, 14:12


Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro
6 Maj 2025, 13:52




Krimet zgjedhore, SPAK bën bilancin: Deri tani janë bërë 115 kallëzime
6 Maj 2025, 13:00
Sherr mes dy familjeve në Has, dy persona të lënduar
6 Maj 2025, 12:53
Vokshi përpara SPAK: Nuk tërhiqem nga akuzat për Vilma Nushin
6 Maj 2025, 12:33





Shembja e masivit të kromit, ende asnjë shenjë nga vjeçari në Klos
6 Maj 2025, 11:29
Xhaferri: Bandat e krimit punojnë për deputetët që duan
6 Maj 2025, 11:19
Zhupa në Ksamil: ‘Maldivet e Europës’ u kthyen në një kosh plehrash
6 Maj 2025, 11:10
Merz dështon të zgjidhet kancelar i Gjermanisë
6 Maj 2025, 11:00
Rënia e euros po nxit importet në sasi, u rritën 14% në 2024
6 Maj 2025, 10:56
Aksident në Roskovec, plagosen dy pasagjerët
6 Maj 2025, 10:47


PD denoncon në SPAK krimet zgjedhore në Peshkopi
6 Maj 2025, 10:18
Shtyhet seanca ndaj Mediut, shkak raporti mjekësor i Irena Gjokës
6 Maj 2025, 10:08
Dy aksidente në Elbasan, raportohet për 1 viktimë dhe 2 të plagosur
6 Maj 2025, 09:52


Rama presion qytetarëve: Ose votoni PS-në, ose mos votoni fare
6 Maj 2025, 09:15
Nga mbrojtja deri te emigracioni, çfarë premton qeveria e re gjermane?
6 Maj 2025, 09:08
Pas 1245 ditësh në detyrë, Scholz largohet nga posti i kancelarit
6 Maj 2025, 08:55


‘Bursa e votës’: Shkodra mes rivalitetit PS-PD dhe faktorit “Doshi”
6 Maj 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
6 Maj 2025, 08:23
Rikthehen reshjet e shiut, si pritet të jetë moti gjatë ditës
6 Maj 2025, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Maj 2025, 07:50

Topalli: Partitë e vogla nuk kanë shans me marrë mandat
5 Maj 2025, 22:42
Zyrtarët e PS në burg për korrupsion, Rama: Nuk jemi studio avokatie
5 Maj 2025, 22:36



Alimehmeti: PD në Tiranë merr më shumë se 12 mandate
5 Maj 2025, 21:34


Berisha: Rama e njeh Dibrën aq sa e njihte Toni Gogu, Hajredin Pashën
5 Maj 2025, 21:01





27-vjeçari i dehur në timon përplas policin në Peshkopi
5 Maj 2025, 19:50