Flash News

E-TJERA

Kamzë/ I riu tenton të vetëdigjet me benzinë

Kamzë/ I riu tenton të vetëdigjet me benzinë

Një ngjarje e cila mund të kishte përfunduar në tragjdi është regjistruar këtë të hënë në Kamzë.

Mësohet se një i ri, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, benzinë.

Shtetasi E. M., 31 vjeç si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim.

"Më datë 26.06.2023, rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë shtetasi E. M., 31 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim.", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit