Flash News

E-TJERA

Kanabisi mjekësor/ Mjeku toksikolog: Organi i parë që dëmtohet nga përdorimi është truri

Kanabisi mjekësor/ Mjeku toksikolog: Organi i parë që

Mjekët kanë komentuar projektligjin e qeverisë për legalizimin e kanabisit për qëllime shëndetësore.

Mjeku toksikolog Alert Drishti i ftuar në emisionin “Open” në News24 u shpreh se është dakord për legalizimin me qëllim prodhimin e medikamenteve, por totalisht kundër për përdorimin e kanabisit, pasi rrezikon dëmtimin e trurit dhe kancerin e pulmoneve.

Ai ka shtuar se kryesisht nga kanabisi prodhohen medikamente që përdoren për trajtimin e pacientëve të Onkologjisë.

“Dëmi i tyre është i qartë. Kanabis ka THC dhe disa kanaboidë të tjerë, organi i parë që dëmtohet është truri. Rrezikohet edhe kanceri pulmoneve.

Nëse kjo bimë do përdoret për medikamente, nuk ka njeri që është kundër.

Kanabisi që do mbillet tek do dërgohet jashtë ku do të përpunohet. Për ligjin për kanabisin mjekësor do isha pro ndërsa për përdorimin e tij për qëllime të tjera, normalisht që jo.
Medikamentet e prodhuara nga kanabisi janë kryesisht të fushës së onkologjisë”, tha ai.

Të fundit