Flash News

E-TJERA

Kanabisi mjekësor, modeli pa sukses maqedonas si avantazh për Shqipërinë

Kanabisi mjekësor, modeli pa sukses maqedonas si avantazh për

Pasi u mbështet nga 61% e shqiptarëve të pyetur në Këshillimin Kombëtar fillim-vitin e shkuar, kultivimi dhe përpunimi i kanabisit për qëllime mjekësore ka marrë edhe miratimin e qeverisë. Sipas projektligjit, i cili do të çohet për diskutim dhe votim në Parlament, licenca për prodhimin dhe përpunimin e kanabisit do të ketë vlefshmëri 15-vjeçare. Ai do të kultivohet në hapësira të mbuluara ose serra për sipërfaqe nga 5 deri në 10 hektarë.

“Shqipëria tani e ka përvojën me Maqedoninë e Veriut. Mund të bëjë analiza duke marrë përvojën e Maqedonisë së Veriut dhe atë se çfarë ndodhi”, u shpreh Naser Pajaziti, gazetar në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë për gazetarin Pajaziti, Shqipëria mund të ketë më shumë sukses se Maqedonia e Veriut me nismën e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore.

“Sepse kemi parë që baza ligjore e miratuar përmban Agjenci Kontrolli të cilat RMV i mungojnë. Gjithashtu në rastin e Shqipërisë përfshihet edhe eksporti i farave dhe bimëve, që ndihmon ndjeshëm në rritjen e të ardhurave për kompanitë që do të licencohen”, tha Pajaziti.

Licenca për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore apo industriale mund të përfitohet vetëm nëse subjekti ka së paku 3 vite eksperiencë në këtë fushë, një kapital prej së paku 100 milionë lekësh, dhe së paku 10 të punësuar. Krahas taksave të tjera që do të vjelë qeveria, subjektet angazhohen të paguajnë një tarifë vjetore shtesë prej 1.5% të xhiros. Ndërsa sipërfaqja totale në rang vendi e mbjellë me kanabis për qëllime mjekësore nuk mund t’i kalojë 200 hektarët./ A2CNN

Të fundit