Flash News

E-TJERA

Kanabisi, Çuçi dhe Nano thërrasin drejtorët e 5 qarqeve

Kanabisi, Çuçi dhe Nano thërrasin drejtorët e 5 qarqeve

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano mblodhën sot drejtorët e Tiranës, Elbasanit, Dibrës, Durrësit dhe Korçës.

Takimi u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në fokus të tij ishte lufta kundër kanabisit. Në një deklaratë për mediat në përfundim të takimit, ministri foli edhe për legalizimin e kanabisit.

“Ka pasur dhe gjithmonë ka një tendencë për të konfunduar iniciativën e qeverisë edhe pas marrjes së përgjigjeve nga këshillimi kombëtar. Nuk kanë lidhje fare me njëra tjetrën.

Ne do shtojmë forcat dhe kontrollin e territorit në mënyrë që të mos abuzojë askush qoftë i keqkuptuar qoftë duke e përdorur si mundësi për të krijuar terren për të rritur kultivimin. Kjo është shumë e qartë. Zero tolerancë për kultivimin e paligjshëm”, deklaroi ministri.

Ndërsa Nano u pyet nga gazetarët për ndryshimet në kupolën drejtuese të uniformave blu. 

“Ndryshimet nuk bëhen me faza. Ndryshimet bëhen për të rritur performancën e policisë së shtetit. Sa herë do ketë nevojë policia do ketë ndryshime me qëllimin e vetëm për të arritur ato objektiva që ne presim”, tha Nano.

 

Të fundit