Flash News

E-TJERA

Kancelari austriak thërret në takim liderët e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë e përfaqëson Balluku; ç'do të diskutohet

Kancelari austriak thërret në takim liderët e Ballkanit
Sebastian Kurz

Kancelari austriak Sebastian Kurz do të organizojë sot një takim në Vjenë, ku ka ftuar përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi do të jetë i një niveli të lartë dhe Shqipërinë do e përfaqësojë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Pjesë e kësaj tryeze politike do të jenë edhe kryeministrat e Kosovës, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut.

Kurz shkruan në rrjetet sociale se BE nuk do të jetë e plotë derisa Ballkani Perëndimor të aderojë në të. Ai shprehu mbështetjen e Austrisë për realizmin e reformave dhe përballimin e pandemisë.

Lufta kundër emigracionit të paligjshëm do të jetë jetë gjithashtu në fokus të këtij takimi të liderëve të BP.

Të fundit