Flash News

E-TJERA

Kancelari gjerman: Mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë; Nesër firmosim njohjen e patentave

Kancelari gjerman: Mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë;

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz thotë se Gjermania mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama,  Scholz u shpreh po ashtu se nesër firmoset edhe njohja reciproke e patentave mes dy vendeve.

“Gjermania do të jetë një partnere e ngushtë e Shqipërisë drejt rrugës së BE. Agresioni i pakuptimtë i Rusisë na bën të qartë që arritje evropiane nuk janë diçka e vetëkuptueshme duhet të angazhohemi çdo ditë për një jete të lirë dhe demokratike, me këtë Gjermania angazhohet për fillimin sa më shpejt të jetë e mundur me negociatat e integrimit të Shqipërisë në BE.

Falënderoj Shqipërinë pasi në rolin e  saj ndërkombëtar është një aleate konstruktive që mbështet politikat e BE. Nesër në Tiranë nënshkruhet marrëveshja për njohjen reciproke të patentave”, tha  Scholz.

Të fundit