Flash News

E-TJERA

Kancelari Olaf Scholz viziton Ballkanin Perëndimor, ‘shmang’ Tiranën

Kancelari Olaf Scholz viziton Ballkanin Perëndimor, ‘shmang’

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë këtë javë disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vizita e Scholz nis të premten më 10 qershor ku ai do të udhëtojë drejt Kosovës. Në Prishtinë kancelari gjerman do të takohet me lider të Kosovës dhe me përfaqësues të trupave të KFOR-it.

Po atë ditë Scholz do të udhëtojë drejt Serbisë dhe Athinës. Në Selanik kancelari do të zhvillojë një takim me krerët e vendeve të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, forum politik i nisur në Sofje të Bullgarisë, si pasardhës i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Ndërsa më 11 qershor, Scholz do të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Zëvendës-zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner, ka bërë me dije se fokusi i të gjitha vizitave dhe takimeve është perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Të fundit