Flash News

E-TJERA

Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” nuk heq dorë nga mandati, letër KQZ-së: Dua të bëhem deputet

Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” nuk heq dorë nga

Beteja për një mandat në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” vijon.

Së fundmi, kandidati Zeqir Kordhoni i është drejtuar me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku shprehet se është i gatshëm të marrë mandatin e deputetit, në rast se shpallet fitues.

Kordhoni kërkon nga KQZ të mos marrë në konsideratë asnjë deklaratë apo dokument të depozituar nga “Nisma Shqipëria Bëhet”.

“Unë, I nënshkruari Zeqir Kordhoni kam kandiduar për Koalicionin "Nisma Shqipëria Bëhet" në qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të datës 11 Maj 2025.

Përmes kësaj deklarate të nënshkruar përpara noterit sot, më date 15/07/2025, dua të ve në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vullnetin tim të plotë për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallem fitues, pas shpërndarjes së mandateve në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.

Në këtë kuadër, kërkoj që KQZ të injorojë çdo deklaratë tjetër të depozituar më parë nga Koalicioni "Nisma Shqipëria Behet" ose në emrin tim dhe të marrë në konsideratë vetëm këtë deklaratë si shprehje të qartë dhe të vlefshme të vullnetit tim”, shkruan Kordhoni në letrën drejtuar KQZ.

Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” nuk heq dorë nga

Të fundit