Flash News

E-TJERA

Kandidati i pavarur në Tepelenë denoncon: Njerëz të paautorizuar kanë ndërhyrë në proces

Kandidati i pavarur në Tepelenë denoncon: Njerëz të

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tepelenës, Gabriel Guma ka denoncuar përfshirjen e personave të paautorizuar në procesin zgjedhor.

Guma ka deklaruar se njerëz që mbështesin kandidatin rival duke cenuar zgjedhjet e lira.

"Më kanë ardhur informacione që njerëz të paautorizuar dhe që nuk janë fare nga Tepelena, po merren me organizimin, me makinat, duke i bërë njerëzit të mos jenë të lirë në zgjedhjet e tyre.

Ajo që unë kam brohoritur më së shumti është që zgjedhjet duhet të jenë sa më shumë demokratike, jo me këto mekanizma, por si gjithmonë vazhdojmë me të njëjtin rrugëtim.

Fakti pse jam këtu është sepse më kanë ardhur informacione se janë përpiluar edhe informacione të tjera në vende të tjera, por këtu në Dhemblan ka pasur konstatime dhe raste plot.

Janë njerëz që mbështesin kandidatin rival dhe janë tepër të organizuar për mekanizma jo demokratikë", deklaroi Guma.

Të fundit