Flash News

E-TJERA

Kandidati i Tom Doshit zëvëndësohet pa marrë ende detyrën në krye të IKMT-së së Shkodrës

Kandidati i Tom Doshit zëvëndësohet pa marrë ende

Më 17 Qershor u njoftua se Serdar Hoxha, i cili në zgjedhjet e 25 prillit kandidoi nën siglën e PSD-së, u emërua si kryetari i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër, pas dorëheqjes së Ilir Niklekajt.

Sot ai pritej të merrte detyrën, por kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi ka ndodhur një ndryshim në momentin e fundit. Në krye të IKMT-së Shkodër është komanduar Guri Seferi, I cili aktualisht mban edhe postin e zëvendësdrejtorit të IKMT-së ne Shqipëri.

Burimet bëjnë me dije se emërimi i Serdar Hoxhës në krye të institucionit ku u njoftua është shtyrë për shkak të aksionit kombëtar të IKMT dhe për këtë arsye në Shkodër është sjellë numri 2 i IKMT-së të Shqipërisë për rëndesinë që ka ky qark.

Të fundit