Flash News

E-TJERA

Kandidati republikan për në Kongresin Amerikan: Arrestimi i liderit të opozitës, i padrejtë

Kandidati republikan për në Kongresin Amerikan: Arrestimi i liderit

Kandidati republikan për në Kongresin Amerikan Xhejson Emert e ka cilësuar të padrejtë arrestimin e liderit të opozitës Sali Berisha.

I ftuar në Syri TV, Emert deklaroi se në Shqipëri po instalohet diktatura.

Ai kritikoi ashpër Departamentin e Shtetit dhe theksoi se DASH nuk duhet të ndërhyjë e t’u përcaktojë vendeve të tjera se çfarë është e drejtë. Ai shprehu besimin se çështjet qe lidhen me Shqipërinë dhe rajonin do të jenë në konsideratën e administratës së re të Donald Trump. 

EmertDuket se në Shqipëri po bëhet një ndjekje penale shumë e padrejtë e liderit të opozitës dhe ka një kundërshtim të fortë edhe prej medias edhe persona të tjerë të cilët ndiqen penalisht thjesht prej mendimit të tyre të kundërt me qeverinë. Ti rrëzon një drejtues të medias dhe një partie opozitare dhe qeveria ndjek në mënyrë të paligjshme këta personazhe. Dhe Shqipëria tregon se çfarë regjimi diktatorial është duke vendosur.

Mendoj se DASH nuk duhet që të ndërhyjë dhe të përcaktojë në vendet e huaja jashtë ShBA se çfarë është e drejtë dhe jo e drejtë dhe çfarë duhet ndjekur penalisht dhe çfarë jo. Administrata e ish-presidentit Barak Obamës ka ndërhyrë shpesh në shtete në të cilat mendohet se do të kishte një ideologji që nuk do t’i pëlqente. DASH nuk flet në emër të popullit amerikan. Ne duam një diskutim të hapur me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sidomos me një aleat të NATO-s siç është Shqipëria. Ne duam që gazetaria e hapur dhe transparente të mbizotërojë në atë vend.

Të fundit