Flash News

E-TJERA

Kandidatja e PD-së kërkon para për të hyrë në Kuvend: Kjo është llogaria ime bankare

Kandidatja e PD-së kërkon para për të hyrë në

Kandidatja e PD-së në Qarkun e Tiranës, Anduena Qefalia iu ka kërkuar mbështetësve të saj që ta ndihmojnë financiarisht për të bërë fushatë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në një postim në rrjetet sociale, Qefalia shkruan se për herë të parë do të ulet në karrigen e ligjvënësit një grua myslimane dhe sipas saj, që zëri i komunitetit mysliman të dëgjohet, ata duhet të bashkojnë energjitë dhe kapacitetet.

Qefalia, e cila pretendon se do të jetë zëri i myslimanëve në Kuvend, ka vendosur dhe numrin e llogarisë bankare, ku mbështetësisht të kontribojnë financiarisht. 

Postimi i plotë:

I/e dashur mik/e!
Unë jam duke garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Për herë të parë, një grua myslimane praktikante do të ulet në karrigen e ligjvënësit, në institucionin më të lartë të vendit.
Që zëri ynë të dëgjohet nga çdokush që do të donte të përfaqësohej nëpërmjet kandidaturës time, është e rëndësishme të bashkojmë energjitë dhe kapacitetet tona.
Prandaj më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision!
Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj në llogarinë bankare më poshtë:
Banka: Credins Bank
Mbajtësi i Llogarisë: Anduena Qemal Qefalia
Nr. i Llogarisë: 00001500343
IBAN: AL25 2121 1401 0000 0000 0150 0343
SWIFT: CDISALTRXXX
Me mirënjohje të thellë,
Anduena Qefalia

Kandidatja e PD-së kërkon para për të hyrë në

Të fundit