Flash News

E-TJERA

Kandidimi i Çomos e Bozos, Preç Zogaj: Kuvendi nuk është panteon apo tabelë nderi

Kandidimi i Çomos e Bozos, Preç Zogaj: Kuvendi nuk është

Kandidimi i shefes së Infektivit, Najada Çomos dhe inxhinieres së njohur , Luljeta Bozo, ndonëse në moshë të thyer në listat e PS ka ngjallur reagime të shumta.

Analisti Preç Zogaj, në emisionin “Kjo Javë” në RTSH tha se të kemi në Kuvend njerëz publikë me kontribute në vend të personave me rekorde kriminale është një gjë për tu përshëndetur, por nga ana tjetër, sipas tij parlamenti nuk është panteon apo tabelë nderi, siç e konceptojnë liderit që kanë në dorë listat nga A-ja te Zh-ja.

Respekt maksimal, tha Zogaj, për inxhinierën e mirënjohur Luljeta Bozo. Ajo ka dhënë për gratë dhe burrat e çdo moshe një shembull të angazhimit intelektual e profesional, sidomos me rastin e termetit. Ajo jep sërish një shembull të vitalitetit në angazhim. Doktoreshë Çomo po ashtu.  

Të kemi në Kuvend njerëz publikë me kontribute në vend të personave pa formim apo me rekorde kriminale është një gjë për tu përshëndetur. Thënë këtë, nuk mund të mos vëmë në dukje (dhe kjo s’ka lidhje me personalitetin e dy zonjave të nderuara), faktin se Kuvendi nuk është panteon apo tabelë nderi, siç e konceptojnë liderit që kanë në dorë listat nga A-ja te Zh-ja edhe kur i marrin nga bota e narkotrafikut, edhe kur i marrin nga katedrat. Kuvendi është arenë dhe dukej të ishte vendi i përfaqësuesve të popullit. Në fakt populli nuk zgjedh më asgjë. Shumica e kandidateve dhe deputetëve nuk janë votuar kurrë dhe nuk dihet çfarë impakti kanë në publik në lidhje me votën; listat de fakto të mbyllura dhe mënyra e hartimit të tyre nuk u jep mundësi qytetarëve të shprehen me votë dhe të peshojnë me votë njërin dhe tjetrin”, tha Zogaj.

Të fundit