Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Kandidon në Vlorë dhe Tiranë, ku pritet të renditet Edi Rama në listat e PS
Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme prezantoi zyrtarisht emrat që do të kryesojnë listat e PS në 12 qarqet e vendit. Risi ishte kryesimin nga shumica gra dhe disa figura jo të njohura në politikë.
Rama deklaroi se drejtuesit e qarqeve, këtë herë, do të kandidojnë në kufirin e mandateve të pretenduara nga PS.
Kështu, vetë kryeministri tha se në Durrës dhe në Vlorë do të kandidojë në kufirin e listës.
“Milva është gjithçka që e kategorizon qytetarinë durrsake. Jam i kënaqur të qëndroj te kufiri në një ndeshje ku Milva është në krye të listës”, tha Rama gjatë prezantimit të Milva Ekonomit në krye të listës për Durrësin.
Rama pritet të renditet i teti në Durrës, ashtu edhe në Vlorë.
Kështu, Rama tha se në Durrës synon si numër bazë 8 mandate, ose maksimumi 9 mandate.
Në Vlorë 8 mandate ose maksimumi 9 mandate.
Kjo strategji u eksperimentua nga Rama në disa qarqe edhe në zgjedhjet e 2017.