Flash News

E-TJERA

Kandidon për deputet në koalicionin ABEOK, myslimanët në lista me Olsi Jazexhi

Kandidon për deputet në koalicionin ABEOK, myslimanët në

Analisti dhe historiani Olsi Jazexhi kandidon për deputet për koalicionin ABEOK, një koalicion i udhëhequr nga deputetët e opozitës parlamentare Kristaq Papa, Selami Jenisheri etj.

Bashkë me historianin Jazexhi, janë renditur edhe tre besimtarë të tjerë myslimanë si Algert Skënderi, Klodian Troplini dhe Dorijan Demaj.

Vendimi është bërë i ditur nga vetë historiani, i cili pasi shprehu ambicien për krijimin e një partie të myslimanëve të Shqipërisë në korrik të vitit të shkuar, tashmë synon edhe përfaqësues në Kuvend.

Jazexhi njihet si një analist kundër qeverisë së Edi Ramës, por dhe ai anti-amerikan, i cili nuk nguron që t’i fshehë bindjet e tij. Por pikërisht këto bindje e kanë futur shpesh në telashe me hetuesinë.

Një vit më parë, është marrë nën hetim për përhapje paniku. Sipas Anti Terrorit ai kishte bërë deklarata të gabuara në rrjetet e tyre sociale, duke u shprehur hapur se nuk beson se koronavirusi është i vërtetë dhe se e gjitha ishte një shpikje. Madje ai kishte shpërndarë vazhdimisht edhe masat e marra nga kryeministri, duke mos i kursyer edhe mendimet e ti në lidhje se po instalohet diktatura. 

Të fundit