Flash News

E-TJERA

Kandidon për drejtimin e “Brain Gain”, Neada Stana në 'Elevate': Vizion, ide të reja dhe lidhje me diasporën

Kandidon për drejtimin e “Brain Gain”, Neada Stana në

Neada Stana, kandidate për kryesuese të departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike, foli për vizionin e saj dhe planet për zgjerimin e këtij departamenti, gjatë një interviste për “Elevate” nga Florjana Garo.

Stana tregoi se eksperienca e saj jashtë vendit, ku ka studiuar për tre vite në Torino me bursë italiane për 'Shkenca ndërkombëtare dhe studime europiane', e ka ndihmuar të kuptojë sfidat dhe mundësitë që sjell politika shqiptare.

“Babai më tha se politika nuk është vetëm filozofi, në Shqipëri është shumë e ashpër. A je e aftë të përballosh sulmet politike? Kjo ishte ndjesia që më dha guxim,” tha ajo.

Vendimi për t’u kthyer në Shqipëri ishte intuitiv, dhe departamenti Brain Gain ishte një nga arsyet kryesore tha ajo.

“U perfshiva në Brain Gain një muaj para kthimit përmes një mikeshës sime. Intuita ka qenë gjithmonë një udhërrëfyes në jetën time,” shtoi Stana.

Ajo theksoi rëndësinë e punës në grup dhe mbështetjes reciproke.

“Kam pasur fatin të punoj me grupin e duhur. Nëse punojmë për të njëjtat qëllime, gjithçka shkon më lehtë. Secili ka ndjerë hapësirën për të punuar, pa presion, duke propozuar idetë e veta. Kemi punuar bashkë për të vënë në zbatim projektet që propozojmë.”

Në lidhje me aktivitetet e realizuara deri tani, Stana theksoi: “Kemi organizuar shumë aktivitete dhe publikime. Fushata ka qenë një nga periudhat më të bukura. Më pëlqente të rrija prapaskenës ose në mes të njerëzve, të dëgjoja historitë e tyre. Shpresat e të rinjve tek të moshuarit më kanë bërë përshtypje.”

Pse kandidon për Brain Gain?

“Përveç dyshimeve të mia se a do ta përballoja drejtimin e departamentit, konkludova se po, mund ta bëja. Kjo është koha e duhur për të kandiduar. Nuk do jem vetëm, sepse kemi mbështetjen e njëri-tjetrit. Departamenti ka bërë punë të shkëlqyer deri tani. Një nga projektet që më prekin më shumë është rrjeti i ambasadorëve – personat që janë jashtë Shqipërisë dhe që duhet ta forcojmë lidhjen me ta”, tha Neada Stana. 

Ajo theksoi se Brain Gain duhet të zgjerohet në çdo qark të vendit, duke shtrirë ndikimin e tij përtej Tiranës dhe duke rritur shërbimin ndaj Partisë Demokratike dhe shqiptarëve jashtë vendit.

“Anëtarët e Brain Gain në të gjithë botën duhet të jenë më shumë në shërbim të PD-së. Ky departament ka potencial për të sjellë ndryshime reale dhe për të mbështetur diasporën në mënyrë aktive,” përfundoi Stana.

 

Të fundit