Flash News

E-TJERA

“Kanë hyrë me arkivol në Rinas”, denoncimi i mjekut: Kam 30 emrat e viktimave të covid, por nuk janë raportuar nga qeveria

“Kanë hyrë me arkivol në Rinas”, denoncimi i mjekut:

 Mjeku imazherist, Renato Osmenaj  ka komentuar denoncimin e PD për fshehje të numrit real të viktimave nga Covid-19 nga autoritetet shtetërore.

I ftuar në Tempora, mjeku thotë se deri më tani më shumë se 30 viktima që nuk janë regjistruar si të tillë për shkak të virusit.

“Numrat nuk janë të saktë. Nëse dëgjojmë deklaratat e Ministrisë së Shëndetësisë nga marsi deri tani, falë masave të qeverise, në tre spitale covid ka të dhëna se sa janë shëruar apo kanë vdekur.

Shifrat e viktimave të qeverisë janë vetëm për tre spitalet covid. Unë kam 30 emra që mund të janë të vdekur nga Covidi dhe kanë hyrë me arkivol nga aeroporti i Rinasit, nga Turqia. Kanë shkuar 280 me charter dhe 30 kanë humbur betejën. Janë kthyer për t’u varrosur se janë shqiptarë, nuk janë të raportuar nga qeveria. Një e kam nga Elbasani që ka vdekur në një ambulancë të Korçës duke u kthyer, u bënë 31”, u shpreh mjeku.

 

Ditari politik

Të fundit