Flash News

E-TJERA

“Kangaroo Science” për herë të parë në Shqipëri, synon zhvillimin e aftësive të caktuara të nxënësve

“Kangaroo Science” për herë të parë në

Qendra për Zhvillimin e Aftësive të Transferueshme (Center for Development of Transferable Skills), sjellë për herë të parë në Shqipëri konkursin “Kangaroo Science”. Ky është një konkurs që u vjen në ndihmë të gjithë nxënësve nga klasa e parë deri në klasë të 10-të për të testuar dhe provuar aftësit e tyre në lëndët shkencore si; Biologji, Fizikë dhe Kimi, të cilët pajisen me certifikatë fituese dhe pjesëmarrje.

"Në këtë konkurs mund të marrin pjesë nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të dhjetë. Konkurset Kangaroo janë krijuar për të zhvilluar aftësi të caktuara midis nxënësve, të cilat përgjithësisht neglizhohen në shkolla. Ne u ofrojmë fëmijëve mundësinë të mendojnë lirshëm, t’i nxjerrim nga librat dhe të përdorin trurin e tyre në vend të kujtesës. Këto Konkurse i ndihmojnë ata të përmirësojnë aftësinë e tyre të vëzhgimit dhe të bëhen eksplorues të mirë",- thotë Drejtori Ekzekutiv Musa Coha.

“Kangaroo Science” për herë të parë në

Konkursi do të zhvillohet më datë 13 Nëntor, në orën 10:00dhe do të zgjasë 90 minuta. Regjistrimi, zhvillimi i provimit, korrigjimi dhe shpërndarja e certifikatave do të zhvillohet online. Në këtë konkurs mund të marrin pjesë të gjithë nxënësit shqiptarë, nga shkollat publike dhe jopublike. Të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri ne të dhjetën.

"Konkurset Ndërkombëtare të Kangurit u japin fëmijëve në mbarë botën një mundësi për të përmirësuar të menduarit e tyre logjik dhe kritik lirisht dhe pa asnjë kufizim. Në këtë konkurs të gjithë nxënësit që do të marrin mbi 60% të pikëve do të pajisen me certifikatë fituesi, ndërsa të tjerët do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje",- thekson Coha.

"Pajisja e nxënësve me një certifikatë të konkurseve ndërkombëtare Kangaroo është një vlerë e shtuar në portofolin e tyre dhe njëkohësisht i shërben shumë nxënësve në proceset e aplikimit në universitete brenda dhe jashtë vendit. Në konkurset Kangaroo nxënësit sfidojnë veten, testojnë njohuritë e tyre dhe i japin vetes mundësinë për tu testuar në të njëjtën mënyrë si bashkëmoshatarët e tyre në botë, pasi Testet e konkurseve Kangaroo jane unike në të gjithë botën", - vazhdon ai më tej.

Të fundit