Flash News

E-TJERA

Kanosën 60-vjeçarin për pronën dhe qëlluan me armë në ajër, në kërkim dy vëllezër në Shkodër

Kanosën 60-vjeçarin për pronën dhe qëlluan me
Foto ilustruese

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi kanosën dhe qëlluan me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së një 60-vjeçari.

Sipas policisë, konflikti mes vëllezërve dhe N. U., 60 vjeç, banues në të njëjtin fshat ka ardhur për motive pronësie.

“Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, shtetasit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, për motive pronësie kanë kanosur shtetasin N. U., 60 vjeç, banues në fshatin Kasnec Shkodër, dhe  kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar mënjëherë në vendin e ngjarjes  dhe vijon  krehja e zonës  me qëllim kapjen e autorëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit