All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Kanosën me armë xhaxhanë dhe babanë e tyre, arrestohet 19-vjeçari, vëllai në kërkim

All - Paragraf - 1

Kanosën me armë xhaxhanë dhe babanë e tyre, arrestohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bubq, Krujë, ku dy vëllezër kanë kërcënuar me armë zjarri xhaxhanë e tyre, duke e detyruar të tërhiqte një kallëzim të bërë ndaj tyre. Policia ka arrestuar njërin prej tyre, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

All - Paragraf - 3

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, pas marrjes së informacionit për kanosjen, uniformat blu organizuan një operacion të shpejtë, duke vënë në pranga 19-vjeçarin F. M., ndërsa 17-vjeçari vijon të jetë në kërkim. Dyshohet se, përveç xhaxhait, ata kanë kanosur edhe babanë e tyre.

Gjatë kontrollit, shërbimet policore sekuestruan një armë zjarri automatike, që mendohet se është përdorur për kërcënimin.

Policia po vijon punën për kapjen e 17-vjeçarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit