Flash News

E-TJERA

Kanosën të miturën për publikimin e një fotoje kundrejt parave, 3 të arrestuar në Kamëz

Kanosën të miturën për publikimin e një fotoje kundrejt

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kërcënuan një shtetase të mitur, nëpermjet një fotoje personale.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë të mitur, rreth 300 000 lekë të reja, për të mos i publikuar foton. Policia ka sekuestruar 3 celularët e të arrestuarve.

"Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, bazuar në kallëzimin e marrë se një 15-vjeçare kanosej nga 3 shtetas për dhënien e pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”.

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Orgito Nika, 19 vjeç dhe dy shtetas të mitur të moshës 17 vjeç dhe 14 vjeç, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie pasurie”, të 3 banues në Kamëz.

Keta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur një shtetase të mitur, nëpermjet një foto personale, të cilës i kanë marrë në kohë të ndryshem shumën, rreth 300 000 lekë të rinj.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët e të arrestuarit", njofton policia.

Të fundit