Flash News

E-TJERA

Kanosi me armë ish-bashkëjetuesen dhe familjarët e saj, arrestohet 31-vjeçari në Borsh

Kanosi me armë ish-bashkëjetuesen dhe familjarët e saj,

Një 31-vjeçar, i identifikuar me inicialet K. C., banues në Borsh, është arrestuar sot pasdite, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht ish-bashkëjetuesen e tij dhe ka kanosur familjarët e saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses. Sipas policisë, ai dyshohet se ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri gjatë incidentit.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit