Flash News

E-TJERA

Kanosi me armë policin, dënohet me 5 vite burg Orges Bilbili; Në hetim edhe për masakrën e Lushnjës

Kanosi me armë policin, dënohet me 5 vite burg Orges Bilbili; Në
Orges Bilali

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg, Orges Bilbilin. Ai u shpall fajtor për “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje për shkak të detyrës”, të punonjësit të policisë në momentin e arrestimit të tij.

Bilbili po gjykohet paralelisht edhe për masakrën e Lushnjës. Ai u arrestua një vit më parë në Tiranë, ku punonjësi i Policisë i kërkoi atij lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit.

Bilbili e kundërshtoi efektivin dhe e kërcënoi me armë, por punonjësi i policisë reagoi dhe e plagosi. Orgest Bilbili ishte person i shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Të fundit