Flash News

E-TJERA

Kanosi me kallashnikov bashkëfshatarin për pronat, arrestohet 49 vjeçari në Dibër

Kanosi me kallashnikov bashkëfshatarin për pronat, arrestohet 49

Policia ka vënë në pranga një 49 vjeçar sepse kanosi me kallashnikov bashkëfshatarin për motive pronësie. Ngjarja ndodhi në fshatin Vrenjt në Dibër.

Sipas njoftimit të uniformave blu, shtetasi me iniciale A.F ka qëlluar me kallashnikovi në ajër për të kërcënuar 25 vjeçarin me iniciale M. F.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 49-vjeçari, në fshatin Vrenjt, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër, për të kanosur për motive pronësie, shtetasin M. F., 25 vjeç (bashkëfshatar i tij)”, njoftuan blutë e Dibrës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Dibër

Kanosi me armë zjarri kallashnikov bashkëfshatarin, për motive pronësie, kapet dhe arrestohet në flagrancë 49-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Vrenjt, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, për të kanosur bashkëfshatarin e tij, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti.

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti për motive pronësie, është kapur dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi A. F., 49 vjeç, banues në fshatin Vrenjt, Dibër.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 49-vjeçari, në fshatin Vrenjt, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër, për të kanosur për motive pronësie, shtetasin M. F., 25 vjeç (bashkëfshatar i tij).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit