Flash News

E-TJERA

Kanosi një person duke e lyer me benzinë, vihet nën hetim mësuesi në Elbasan

Kanosi një person duke e lyer me benzinë, vihet nën hetim

Një mësues 34-vjeçar nga fshati Jagodinë, Elbasan, po hetohet nga policia pasi dyshohet se ka kanosur një person nën pretendimin se ky i fundit i ka dëmtuar reputacionin si arsimtar.

Sipas policisë, mësuesi i akuzuar ka hedhur benzinë drejt viktimës gjatë incidentit, për të cilin tashmë po zhvillohen hetimet.

Për kanosjen e shtetasit I. K., ju bëjmë me dije se nga hetimet e mëtejshme të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, rezultoi se autori i dyshuar, shtetasi E. K., 34 vjeç, me profesion mësues, e ka kanosur shtetasin I. K., sepse pretendon se ky i fundit i ka dëmtuar imazhin si mësues.

Më tej, në deklarimin e tij, shtetasi I. K. pretendon se përveç kanosjes me fjalë, 34-vjeçari ka hedhur në drejtim të tij, një bidon dyshohet me lëndë djegëse (benzinë) që e ka marrë në automjet”, bën me dije policia.

Të fundit