Flash News

E-TJERA

Kanosi për jetën një qytetar dhe familjen e tij, arrestohet 44-vjeçari në Korçë

Kanosi për jetën një qytetar dhe familjen e tij, arrestohet

Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës disa muaj pasi kishte kanosur përmes rrjeteve sociale një shtetas dhe familjen e tij për të përfituar shuma të mëdha parash.

Operacioni i koduar "Accounts" çoi në pranga shtetasin Adrian Kroji, i cili kërkohej për veprën penale të "Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie."

Sipas njoftimit të policisë, Kroji, në bashkëpunim me shtetasin Kreshnik Aliaj, i arrestuar në qershor, kishte kërcënuar një 37-vjeçar dhe familjen e tij, duke kërkuar shuma që varionin nga 2000 deri në 6000 euro.

Hetimet zgjatën disa muaj dhe u realizuan në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës. Kroji tashmë ndodhet në paraburgim pas vendimit të Gjykatës së Korçës.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit