Flash News

E-TJERA

Kanosi të bijën me thikë, arrestohet pranga 67-vjeçari në Korçë

Kanosi të bijën me thikë, arrestohet pranga 67-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar një 67-vjeçar, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur të bijën me mjet prerës thikë.

Njoftimi i policisë: 

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 67 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 35-vjeçare dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit