Flash News

E-TJERA

Kanosja e gazetarëve në detyrë, AMA: Akt i rrezikshëm për lirinë e fjalës dhe demokracinë

Kanosja e gazetarëve në detyrë, AMA: Akt i rrezikshëm

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka dënuar dhunën e kanosjen që i është gazetares dhe operatorit të emisionit “Fiks Fare” nga dy punonjës të një stabilimenti shpendësh në Durrës. Punonjësit e medias ishin duke detyrën në terren për hetimin e problematikave dhe ndjeshmërive të opinionit publik për çështjen e gripit të shpendëve.

AMA thotë se një rast flagrant kundër lirisë së fjalës, që cënon veprimtarinë e medias për transparencë. Sipas AMA-s, respektimi i të drejtave të gazetarëve duhet të zbatohet, pasi është tregues i demokracisë.

Njoftimi i AMA-s:

Kanosja e gazetarëve në detyrë, akt i rrezikshëm për lirinë e fjalës dhe demokracinë

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka përcjellë me shumë shqetësim transmetimin e mbrëmshëm (22.03.2022) të rastit të keqtrajtimit me kanosje të gazetares dhe kameramanit të emisionit “Fiks Fare” nga dy punonjës të një stabilimenti shpendësh në Durrës. Ekipi i medias ishte duke bërë detyrën në terren për hetimin e problematikave dhe ndjeshmërive të opinionit publik.

Dy punonjësit kanë penguar punën e gazetarëve të “Fiks fare”, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe kanë sekuestruar  dhe dëmtuar mjetet e punës të kameramanit. Ky është një rast flagrant kundër lirisë së fjalës, që cënon veprimtarinë e medias për transparencë.

AMA dënon akte të tilla nga kushdo dhe kërkon respektimin e të drejtave të gazetarëve për informim në shërbim së mirës publike.

Të fundit