Flash News

E-TJERA

Kanoste dhe përndiqte nxënësit e shkollës në Krrabë, vihet në pranga 42-vjeçari

Kanoste dhe përndiqte nxënësit e shkollës në

Është arrestuar një 42-vjeçar i cili përndiqte dhe kanoste me mjet prerës, thikë, nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar.

42-vjeçari u arrestua në afërsi të shkollës dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet thika. I arrestuari kanoste nxënës nga klasa e 9-të në klasën e 12-të.

“Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë), me të cilin ky shtetas kanoste disa nxënës të kësaj shkolle.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kanoste  me mjet prerës dhe përndiqte disa nxënës të shkollës në Krrabë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në afërsi të shkollës, e shtetasit A. B., 42 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet mjeti prerës (thikë), me të cilin kërcënonte disa nxënës të kësaj shkolle.

Ky shtetas, me anë të mjetit prerës (thikë), rrugës për në shkollë, kanoste dhe përndiqte  disa nxënës nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të të shkollës në Krrabë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 42-vjeçarit dhe materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përndjekja””, njofton policia.



Të fundit