Flash News

E-TJERA

Kanoste me kallashnikov familjarët, arrestohet 41-vjeçari në Fushë-Krujë

Kanoste me kallashnikov  familjarët, arrestohet 41-vjeçari në

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi me armë zjarri kallashnikov ka kanosur familjarët në banesë.

Gjatë kontrollit në banesë nga policia u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se ka kanosur familjarët dhe dy armë të tjera gjahu.

Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Krujë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon ngjarje kriminale në një familje në fshatin Qerekë.

Arrestohet një 41-vjeçar që kanoste për jetën, familjarët e tij. Në banesën e tij, u gjetën 3 armë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar se një shtetas po kanoste me armë zjarri kallashnikov, familjarët, në banesën e tyre, në fshatin Qerekë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve policore profesionale, u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E. V., 41 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se kanosi familjarët, si dhe 2 armë gjahu. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit