Flash News

E-TJERA

Kaos në Brindisi, dy fluturime drejt Tiranës devijohen, 400 pasagjerë në protestë

Kaos në Brindisi, dy fluturime drejt Tiranës devijohen, 400

Aeroporti i Brindisit është përfshirë nga kaosi dhe shkak është anulimi i dy fluturimeve të WizzAir, për shkak të motit të keq.

Dy avionët me 400 pasagjerë në bord ishin nisur nga Bolonja dhe Bergmo drejt Tiranës, por moti i keq detyroi avionët të bëjnë ulje emergjente në aerportin e Selantos.

Avionët kanë qëndruar për një kohë të gjatë në ajër në pritje për të parë nëse mund të kryhej ulja në aeroportin shqiptar, për t’u devijuar më pas drejt aeroportit të Brindisit, me karburantin drejt përfundimit.

Situata në Brindisi është tensionuar në orët e para të mëngjesit, pasi pasagjerët në shenjë proteste, kanë thyer portat (gate) dhe janë futur në pistë, duke kërkuar përgjigje të menjëhershme nga kompania ajrore. Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë.

Janë vënë në dispozicion autobusë zëvendësues, të cilët duhet të transportojnë pasagjerët drejt vendeve të nisjes, pra Bergamos dhe Bolonjës.

Të fundit